Ndërmarrja e Gjelbërimit të kryeqytetit pranë bashkisë kanë ndërhyrë sot tek Parku Rinia për t’i rikthyer gjelbërimin. Në rreth 30 mijë metra katrorë hapësirë forcat e ushtrisë kanë hequr deri në 30 mijë metër kub mbetje të ngurta. Sipas Bashkisë Tiranë, Parku Rinia do të gjelbërohet në bazë të projektit të vitit ’50 kur dhe është ngritur.Mbjelljet e lulishteve këtu do të fillojnë pas disa ditësh kur të hiqen të gjitha betonimet e mbetura nga kioskat e dikurshme./tvklan.al