Punimet e ditës së sotme të Parlamentit janë përqëndruar tek miratimi i disa projektligjeve. Është miratuar projektligji i ndërmjetësimit për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve. Ndërkohë shumica e deputetëve nuk kanë votuar për një ndryshim në marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe OPEK-ut. Deputetët Malaj dhe Fino janë shprehur se miratimi i këtij ndryshimi nuk është objekt i Parlamentit por i Qeverisë Shqiptare, pasi ishte ajo që nënshkroi edhe marrëveshjen./tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego