Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Malaj të Mirditës, ku shënjestër e këtij sulmi ka qenë automjeti i Ledovik Syziut.

Sapo ky i fundit ka ndezur makinën lënda plasëse ka shpërthyer. Ndonëse sasia e tritolit ka qenë në pjesën e pasme të automjetit 47-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, ku mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Në polici vetë, Ledovik Syziu ka deklaruar se nuk ka dyshime se kush mund të fshihet pas këtij sulmi, megjithatë uniformat blu po kryejnë verifikime për ndonjë konflikt të mundshëm të 47-vjeçarit.

Ky i fundit është vëllai i Dritan Syziut, të dënuar me burg përjetë për vrasjen e një efektivi policie në vitin 2000.

Tv Klan

Ledovik Syziu
Ledovik Syziu