Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia Republikane reagon ndaj indiferencës së shtetit shqiptar, për pafajësinë që ka fituar një polic grek pasi ka vrarë një emigrant shqiptar. Sekretari i përgjithshëm në Partinë Republikane Aleksandër Garuli, kërkon që të lëvizin strukturat përkatëse, për evidentimin e të gjitha rasteve, të shkeljes së të drejtave të shtetasve tanë atje.

Aleksandër Garuli:- Ministri i Jashtëm grek protestoi për disa incidente të rëndomta në Himarë, përfaqësuesit e shtetit tonë heshtin dhe kur djemtë tanë vriten nga policët kriminal grek”./tvklan.al