Lajme Arkiva 2003

Të afërmit e familjes nga Saranda do të mblidhen sërish për mort. Dy ditë pas varrimit të tre familjarëve prindërve dhe djalit të tyre, ata do ti japin lamtumirën e fundit edhe vajzës 12 vjeçare Ornelës që ka vdekur dje në spitalin e Athinës.

Tragjedia e kësaj familje nisi të dielën ndërsa po ktheheshin nga Greqia për të kaluar pushimet në Sarandë, por në afërsi të Karpaqit në Janinë makina që drejtohej nga kryefamiljari Qemali është përplasur dhe është futur poshtë një autobusi për rreth 100 metra. Në vend kanë vdekur drejtuesi i automjetit Qemali 45 vjeç. Bashkëshortja e tij Lavdia 38 vjeç si edhe djali i tyre Mario 10 vjeç.

Ndërsa Ornela si pasojë e frakturave të shumta në pjesë të ndryshme të trupit kaloi në gjendje kome. Gjendje nga e cila doli një ditë më pas në spitalin e Athinës.

Por ndërsa pas kësaj shpresat për një përmirësim të mundshëm janë shtuar jashtë mase dje ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë duke shuar në këtë mënyrë të gjithë familjen nga Saranda. Ndërkohë dje në qytetin e tyre të lindjes mes lotëve dhe dhimbjes është bërë edhe varrimi i prindërve të saj./tvklan.al