“57 vota pro, 31 kundra, asnjë apstenim, miratohet projekt ligji në parim”.

Shumica parlamentare ka miratuar projet buxhetin faktik të vitit 2001 pasi Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Mustafa Kërcuku, publikojë një raport mbi dëmet e shkaktuara buxhetit të shtetit gjatë këtij viti. Rapoti bënte fjalë për miliarda lekë shpërdorime dhe abuzime nga të gjitha institucionet shtetërore, duke filluar qe nga Këshilli i Ministrave deri tek privatizimet e ndërmarrjeve të vogla shtetërore.

“Vlera e përgjithshme e detyrimeve debitore që kanë kundrejt buxhetit të shtetit subjekte shtetërore dhe private në fund të vitit 2001 arrinë në librat kontabël të këtyre 27 miliard e 445 milion lekë. Vlera e përgjithëshme e rekomandimeve është e lartë por ne mendojmë që për vitin 2003 të fusim një ligj për buxhetin vetëm 16 miliard lekë dhe burimet e tjera të mbeten të programuara të arkëtohen gjate vitit 2004”

Deri sa projekt ligji shkojë në votim në parlament u mbajtën mbi 5 orë diskutime dhe që në fillim opozita paralajmërojë votën e sajë kundër. Në një përmbledhje të qëndrimit të partisë demokratike, kryetari i grupit parlamentar më të madh të opozitës, Bamir Topi, evidentojë se mangësia më e madhe e raportit ishte fshehja e përgjegjsive kryesore të abuzimeve. Duke paralajmëruar shkarkimin e shpejtë të zotit Kërcuku dhe duke u ndalur sidomos në përdorimin e fondit rezervë.Zoti Topi tha se qeveria përdori 3.2 miliard për qëllimet e fushatës elektorale të 24 Qershorit.

“Natyrisht jo cdo gjë shifet nga ne me ngjyra të errta, edhe në atë raport ka elementë pozitiv që duhet të merren në konsideratë, por duhet që zoti Kërcuku, e ritheksoj nuk duhet të mungonte në këtë seancë, mesa duket ai ndjen largimin nga ai pozicion dhe mesa duket e ka hak të iki nga ai pozicion, duhet të jepte emra personash të cilët kanë abuzur me postin e tyre”, u shpreh Bamir Topi

Nga socialistët ka pasur rezerva për përdorimin jo të kujdesshëm të buxhetit të shtetit gjatë vitit 2001, por ata konfirmuan me votën e tyre pro, mbështetjen për përmirësimin në të ardhmen,sic u shprehen, të treguesve financiar. Ligji i miratuar nga parlamenti do të jetë baza kryesore për hartimin e projekt buxhetit të vitit 2003 nga qeveria Nano, i cili pritet të shkojë në kuvend deri në fund të këtij viti./tvklan.al