Ish – Missi i parë shqiptar, Valbona Selimllari pasditen e kësaj të hëne ka qenë e ftuar tek “Rudina”. Ajo ka treguar për angazhimet e saj më të fundit në Bashkinë e Tiranës, por edhe për pasionin e saj të fshehur, atë për pikturën.

“Gjithmonë kam pikturuar, që e vogël. Edhe në Akademi, por gjithmonë kam dashur ta mbajë për vete. Nuk e kam ambicien e një ekspozite. Interpretimi është personal. Tek secili piktor gjej diçka. Në Vatikan kam marrë impresionin më të madh nga mozaikët. Pikturën e kam vetëm pasion, e bëj vetëm për dëshirën time.”

E pyetur nga Rudina Magjistari për aktivitet e saj sportive Selimllari shprehet se nuk është shumë aktive në sport, e nuk e bën rregullisht.

“Kohën e ka shumë të kufizuar dhe rrallë kujdeset për veten ashtu si do”,

shprehet ajo.

Kohët e fundit Selimllari është emëruar si Këshilltare e Çështjeve Sociale pranë Bashkisë së Tiranë-s.

“Kur më thanë se një pjesë e punës do të ishte me fëmijët e rrugës, nuk munda t’i thoja jo. E vlerësoj shumë punën e Erion Veliajt. Nuk kam dashur kurrë që të tregojë ndihmat që bëj, por sot puna në Bashki ma kërkon ndryshe dhe duhet të tregoj se çfarë bëj. Bashkia ka qendra të mirë ngritura me edukatore, qendra sociale për fëmijët e rrugës të organizuara shumë mirë, për t’i mësuar që e ardhmja e tyre nuk është rruga. Kemi folur me të rinjtë e Gjimnazit ‘Qemal Stafa’ dhe ata do të na ndihmojnë me këta fëmijë duke u bërë më sensibilizues, duke i afruar e duke i bërë të mos ndihen të veçuar. Këta fëmijë duhet të ndihen më të afërt, më pranë nesh. Ata fëmijë nuk kanë faj që kanë lindur aty ku kanë lindur.”

Intervistën e saj Selimllari e mbylli duke bërë dhe një kërkesë për të gjithë ne që në të ardhmen, shpreson të bëhemi një grup më i madh dhe të japim më shumë mesazhe sensibilizuese.” /tvklan.al