Erla Mëhilli: “Sot zoti Rama apo mister 15 % u paraqit përpara mediave si vajator i krizës ekonomike. Sot ai bëri thirrje qeverisë të mos rrisë rrogat dhe pensionet pasi sipas tij kjo cenon themelet e shtetit. Zoti Rama i cili ka 3,4-fishuar taksat dhe tarifat vendore për biznesin e vogël po bën çdo përpjekje për të nxitur krizën në Tiranë ndaj dhe qeveria ka vendosur ta ndalojë dhe nëpërmjet një dekreti të posaçëm do ti vërë atij kufirin tek thana ashtu siç është shprehur dhe kryeministri dhe nuk do të lejojë asnjë rritje tjetër tarifash dhe taksash vendore për biznesin e vogël më shumë se 10%. Zoti Rama sa hidhet dhe përdridhet si vajator i krizës ekonomike, bën mirë të dorëzojë planin urbanistik të kryeqytetit në mënyrë që qytetarët e këtij kryeqyteti të mos i gjobisë më me 15% e lejeve të ndërtimit dhe të mos organizojë me eftimët dhe shalsat e tij mbledhje ditë festash për të ndarë me ta lejet e ndërtimit. Përsa u përket rrogave dhe pensioneve , i themi zotit Rama se kjo qeveri disponon fondin e plotë për ti rritur ato qindarkë për qindarkë ashtu siç edhe sikurse ka premtuar dhe se zotëron të gjitha mjetet për plotësimin e të gjitha kërkesave të buxhetit të vitit 2009 të votuar në parlament./tvklan.al