Erla Mëhilli: “Zoti Edi Rama duke organizuar kurthe të denja vetëm për të përpëlitet këto ditë të mbulojë skandalin e 59 lejeve të ndërtimit, të marra për vete dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Alban Eftimin dhe Ledi Shkrelin në aplikim të parimit të kryesisë së Partisë Socialiste si Sh.p.k. Sot ai dërgoi “Shalsat” e bashkisë për të blerë Gazetën Shqiptare vetëm e vetëm për të mbuluar 30 leje të përbashkëta me Delijorgjin dhe kompaninë e tij, pushimet në Kretë, Barcelonë e Madrid me paratë e Delijorgjit, 200 telefonata të regjistruara për aferat e përbashkëta me të. Ky është akti dëshpërues i një zyrtari, i cili ka vendosur standardin më të lartë të korrupsionit në botë. Akti dëshpërues i një njeriu, i cili e ka shndërruar bashkinë e Tiranës dhe territorin e saj në pronë të vetën, të Koçove dhe Edilëve të tij. 28 Qershori është fundi yt politik”./tvklan.al