Erla Mëhilli: “Një fjalë e urtë e popullit thotë, ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron. Mesa duket kjo ndodh edhe me Edi Ramën. Këto kohë ai po u deklaron fermerëve se do të heqë akcizën e naftës, çka do të thotë bëhuni gati se do të mbushë xhepat me naftën tuaj. Skema e heqjes së akcizës ishte një nga skemat më të korruptuara, me të cilën qeveritarë dhe zyrtarë mbushën xhepat e tyre, ndërsa fermerët vetëm naftë që s’panë me sy. Pra Rama u premton shqiptarëve korrupsion dhe vetëm korrupsion. Pas sovranitetit ushqimor me siguri  të nxjerrë nga traktet marksiste leniniste të antiglobalëve tani ai kthehet te skema e vjedhjes së naftës nëpërmjet heqjes së akcizës. Zoti Rama edhe fshatin ti e sheh po me të njëjtin sy që sheh bashkinë e Tiranës, pasi fillimisht u përpoqe ta mashtrosh me enciklika dhe më pas me akciza apo sovranitete ushqimore, por një gjë duhet të dish që fshati shqiptar ka një kod tjetër moral nga ai i yti.”/tvklan.al