Erla Mëhilli: “Sot një gazetë e përditshme ka pretenduar se numri i radhës i gazetës së tyre është bllokuar dhe nuk ka dal në qarkullim duke aluduar se shkaku është lajmi që është publikuar në të. E vërteta është se kemi të bëjmë me një truk të pastër të medias në fjalë. Në të vërtet bëhet fjalë për një skenar të thurur dobët nga një media që synon të përmirësojë reputacionin e saj me të tilla skenare. Një media që e vetmja mënyrë që i ka mbetur për t’u shitur është duke viktimizuar veten dhe duke pretenduar që e kanë hequr me forcë nga dora e lexuesit. Ajo që nuk mund të lejohet është vendosja e trukeve politike mediatike si një standard për të vërtetën dhe fjalën e lirë. Gazeta në fjalë nuk është bllokuar për shkak të informacioneve që ajo dispononte, por vetëm për shkak tëp pazareve të menaxherëve të saj. E vërteta është se gazeta ka funksionuar normalisht në tregun e abonimeve të cilat nuk varen prej menaxherëve të kësaj gazete. E vërteta është se të gjithë abonuesit në rrethe kanë pasur mundësinë që ta kenë të plotë numrin e kësaj gazete ashtu si dhe në institucionet që ndodhen në Tiranë.”/tvklan.al