Ndue Shpani: “PDK-ja duke vlerësuar me seriozitet situatën e rëndë të krijuar u kërkon forcave kryesore politike parlamentare dhe në veçanti partive pjesëmarrëse në koalicione qeverisës, të reflektojnë më përgjegjësi për situatën e krijuar, të forcojnë dialogun politik midis tyre. PDK-ja duke ndarë të njëjtin shqetësim me partnerët dhe miqtë tanë perëndimor dhe veçanti me aleatët dhe miken tonë SHBA kërkon që të mblidhet tryeza e koalicionit të partive të mazhorancës, ku do të diskutohet dhe përcaktohen angazhimet dhe afatet konkrete për kryerjen e reformave më të rëndësishme që të përmbushim me sukses premtimet që i bëmë elektoratit shqiptar tre vite më parë, por edhe angazhimet që kemi marrë para institucioneve dhe partnerëve tanë ndërkombëtar./tvklan.al