Pak dite përpara formalizimit zyrtar te koalicionit me selinë roze, Partia Demokracia Sociale, mblodhi kongresin elektoral, ku votoi dhe 140 kandidatet që do të garojnë për deputete ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit.

Kryetari i PDS, Paskal Milo, ndërsa akuzoi qeverisjen e djathte si shkaktare te korrupsionit dhe varfërisë ne vend, shpjegoi dhe arsyet perse vota e shqiptareve duhet te sjelle ne pushtet koalicionin e majte.

Paskal Milo: “Ne na duhet t’i fitojmë zgjedhjet e 28 Qershorit për të bërë atë që nuk beri qeveria që po shkon dhe kryeministri i përkohshëm, Sali Berisha, të mbysim farën e korrupsionit që po asfikson shtetin, institucionet e shoqërisë, te mos lejojmë demagoge e sharlatanë të tjerë politik qe erdhën në pushtet me flamurin e antikorrupsionit dhe po ikin nga pushteti si kampionët e korrupsionit”.

Ndërsa kryetari i selisë roze, Edi Rama, i cili ishte ftuar për te përshëndetur këtë kongres, tha se zgjedhjet janë një sfide e rëndësishme për te ndare vendin nga rruga e pazareve te vjetra.

Edi Rama: “Ne kemi zgjedhur rrugën më të drejtë dhe rrugën më të vështirë. Kemi zgjedhur rrugën e një bashkimi të ri qytetarësh dhe jo e një pazari të vjetër kryetarësh. Ne duam të fitojmë jo për të ndërruar një kryeministër me një tjetër, as për të ndërruar disa ministra me disa të tjerë. Ne duam të fitojmë pikërisht se duam t’i japim fund këtij avazi të vjetër dhe t’i japim jetë një politike të re ndryshimi”.

Ne kongres kreu i PDS-se bëri publike platformën elektorale si dhe prioritet e kësaj partie, qe mbështetet ne forcimin e shtetit dhe institucioneve ligjore, ne luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, reformimin e sistemit arsimor dhe atij te shëndetësisë.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet punësimit, turizmit dhe bujqësisë./tvklan.al

Gazetar: Jolldiz Mitro