Specialisti i futbollit Arjan Peço tha gjatë emisionit “Kampionët”në Tv Klan se Spanja ka pasur një konstante ne lojën e saj dhe ka ardhur me meritë të padiskutueshme në këtë finale. Në kontrast me La Roja-n, anglezët janë paraqitur me një lojë të shëmtuar sipas tij.

Peço: Statistikat e dy ekipeve për këtë turne tregojnë ecurinë e dy ekipeve në mënyrë të saktë. Spanja bërë një rekord duke fituar të 6 ndeshjet. Po e fitoi ka për të qenë fitorja e 7-të dhe është rast unik. Spanja është një konstavte në lojën e saj. Një konstante e cila i jep asaj rezultate. Spanja nuk ka yje të mëdhenj, ndryshe nga disa ekipe të tjera. Ekipi anlgez është paraqitur në mënyrë mediore. Nuk ka bindur me lojën e saj, Anglia. Anglia ka super yje por ecurinë e ka si të ishte një ekip i vogël.