Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Përfaqësuesit e Bathores kanë vizituar në Spitalin Ushtarak, tre policët e plagosur në ditën e parë të protestës së zhvilluar midis banorëve të kësaj zone dhe uniformave blu. Përfaqësuesit e Bathores janë shoqëruar në Spitalin Ushtarak nga drejtori i sapo emëruar i policisë së Tiranës Pjerin Ndreu.

Përfaqësuesit e Bathores i kanë uruar shërim sa më të shpejtë dhe kanë shprehur dhe kanë shprehur keqardhjen e tyre për gjendjen shëndetësore të shefit të rendit të komisariatit numër 2 të Tiranës, Albert Xhaho dhe dy policëve të tjerë të plagosur.

Banorët e Bathores:- “Erdhëm të kërkojmë ndjesë forcave të rendit, që patën dëmtim. Sot jemi të kënaqur, se patëm një takim me një marrëveshje me grupin ndërministror, që ka çuar kryeministri për të zgjidhur problemet kërkesave të zonës Bathore”.

Përfaqësuesit e zonës së Bathores, janë shprehur, se vizita jonë në spital, bëhet pas marrëveshjes së arritur me qeverinë, për zgjidhjen e problemeve social-ekonomike./tvklan.al