Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Përfundoi shqyrtimi gjyqësor i provave për çështjen ndaj të pandehurve Arben Grori dhe Agron Tresa, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të heroinës. Dy të pandehurit dhanë deklarimet e fundit para se prokuroria të japë konkluzionet përfundimtare për këtë çështje. Asnjë prej tyre nuk e pranoi akuzën.

Prokuroria ka paraqitur si prova vetëm një pjesë të përgjimeve të ardhura nga Italia, vend ku u godit i gjithë rrjeti me 50 anëtarë, por vetëm dy prej tyre Tresa dhe Grori gjykohen në Shqipëri. Pretendimit të akuzës, se ky grup kishte përfitime të mëdha me para, i pandehuri Agron Tresa iu përgjigj se të ardhurat i vilte nga biznesi me mallra të ndryshëm industrialë dhe një kënd lojërash të hapur në Shqipëri.

Procesi ndaj Grorit është i dyti brenda këtij vit në Gjykatën e Tiranës për trafik ndërkombëtar të drogave të forta edhe për çështjen kokaina me 6 të pandehur, provat kryesore mbërritën nga autoritetet e huaja. Pretendohet se përgjimet e kryera kanë arritur të zbulojë sasinë e drogës që do shitej, si dhe destinacionin e saj./tvklan.al