Është përurar sot restaurimi i busteve të vëllezërve Frashëri si dhe një pjesë e lulishtes rrethuese. Shiritin e përurimit e ka prerë akademiku Rexhep Qosja i cili ka mbërritur në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së të madhit Naim Frashëri. Kanë qenë të pranishëm kryetari i ri i bashkisë Edi Rama, ministri i Shteti Ndre Legisi si dhhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Nëpërmjet Institutit të Monumenteve dhe fondit prej 1.9 milion lekësh të reja akorduar Bashkisë së Tiranës, janë kryer të gjitha restaurimet për nder të këtij përvjetori, por 100-vjetorin e poetit të madh të rilindjes kombëtare e kanë përkujtuar në një konferencë shkencore, studiues dhe profesorë të gjuhës shqipe.

Organizuar nga Akademia e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe Universiteti i Tiranës, në kumtesat e mbajtura janë sjellë filozofitë, zhvillimet, ndihmesat dhe risitë që Naim Frashëri i dha gjuhës dhe letërsisë shqipe./tvklan.al