Petrit Vasili: “Grupi ynë i këshilltarëve do të kërkojë anulimin e këtij vendimi, i cili ka lejuar një koncesion në favor të një përdoruesi, i cili ndodhet në parkun Rinia, duke përbuzur të gjitha procedurat dhe format qoftë nga mënyrat e dhënies së koncesionit dhe duke përbuzur të drejtën kryesore që pronarët legjitim duhet të ishin ata të parët, të cilët do të ishin në të drejtën e tyre për të përdorur, pra për të zhvilluar një pronë të tillë me interes të madh në qendër të qytetit”.

Eduard Shalsi: “A ka shqiptar të besojë që edhe parku Rinia qenka pronë private? A ka shqiptar jashtë oborrit të partisë private të Ilir Metës që ta trajtojë parkun Rinia si pronë private? Bashkia e Tiranës ka respekt absolut për pronën dhe i sigurojmë të gjithë shqiptarët se parku Rinia është pronë publike dhe se asnjë metër katror gjelbërim e këtij parku nuk do t’i humbasë qytetit”./tvklan.al