Shkak debatet për marrëdhëniet e vendit me NATO-n

Marrëdhënia e Bosnjes me NATO-n ka shkaktuar tensione në sallën e parlamentit rajonal të Republikës Serbe. Ministri i brendshëm rajonal u përplas fizikisht me një deputet të opozitës.

Momente tensioni shkaktoi në sallën e parlamentit rajonal të Republikës Serbe të Bosnjes, çështja e marrëdhënies së ardhshme të Bosnje Hercegovinës me NATO-n.

Ministri i brendshëm Dragan Lukaç u përplas fizikisht me një deputet të opozitës, i cili iu afrua në podium teksa ai fliste.

Lukaç i hodhi letra në fytyrë, më pas e qëlloi me shuplakë duke e quajtur “Majmun” deputetin Drashko Stanivukoviç. Ministri Lukaç vjen nga radhët e aleancës së pavarur social-demokrate të presidentit të rajonit Milorad Dodik.

Liderët e 3 etnive në Bosnje po diskutojnë për anëtarësimin ose jo të vendit në NATO dhe mundësinë e thellimit të unitetit të vendit. Qeveria e serbëve të Bosnjes ka rënë dakord me dy rajonet e tjera boshnjake për një paketë reformash përbashkuese ku përfshihet krijimi i një qeverie të përbashkët.

Por opozita serboboshnjake akuzon presidentin Dodik se në fshehtësi po i hap rrugë anëtarësimit të vendit në NATO. Milorad Dodik është shprehur gjithmonë kundër këtij anëtarësimi.

Tv Klan