Petraq Milo: “Të shkëputësh fjalë të veçuara nga raporti e të plotësosh një pazëll, nuk mendoj që është leximi integral i një raporti dhe nxjerrja e konkluzioneve, në të cilën ky raport përfundon, duke theksuar qartë tendencat pozitive të përpjekjeve të qeverisë shqiptare në drejtim në radhë të parë të një situate makro-ekonomike të qëndrueshme dhe një rritje ekonomike të qëndrueshme. Duke parë raportin dhe duke parë konkluzionet, konkluzionet janë të qarta në drejtim të … pozitive të qeverisë.”

Desada Metaj: Unë do të përqendrohesha në 2 nga akuzat konkrete që janë bërë, një nga kryetari i Partisë Socialiste Rama dje, për sa i përket rritjes së shpenzimeve shtetërore dhe akuzës që ka bërë sot deputeti Malaj lidhur me buxhetin faktik.”

Petraq Milo: “Varet se si ja referojnë zotit Rama, persona të cilët merren me këto gjëra, por pikërisht qeveria shqiptare ka një meritë të pa diskutueshëm, po të flisnim me dy shifra të vetme përqindja e investimeve ka kaluar në 10%, që është përqindja më e lartë e investimeve nga të gjithë vendet e rajonit. Për çështjen e dytë për buxhetin faktit e mira është që zoti Malaj të flasin në radhë të parë si deputet do të theksoja mbi buxhetin suplementar, e cila parashikon një rritje akoma më tepër të të ardhurave dhe kryesisht një rritje akoma më të madhe kryesisht rreth 14 miliard lekë më tepër investime publike të financuara nga faktori i brendshëm.”/tvklan.al