Rritja e standardeve në fushën e kontabilitetit është një ndër sfidat që del u përpara ekspertëve të sektorit në kuadër edhe të zhvillimit të vrullshëm ekonomik të vendit. Gjatë një konference të Këshillit Kombëtar të Kontabiliteti, numri dy i financave tha se për ketë qëllim kjo ministri ka gati strategjinë kombëtare të mundësuar edhe me asistencë e Bankës Botërore.

Sherefedin Shehu: “Është konkretizuar në formën e një strategjie për përmirësimin e ambientit të themi të raportimit të kontabilitetit financiar. Në tërësi në sektorin publik dhe atë privat dhe kjo strategji nuk është thjesht një dokument për arkiva, por është i strukturuar në disa komponentë dhe në aktivitete specifike është i kostuar dhe menjëherë pas aprovimit të tij do të fillojë edhe zbatimi.”

Standardet më të mira ndërkombëtare të kontabilitetit tashmë janë të përkthyera në shqip dhe pritet të botohen brenda këtij viti. Zbatimi i këtyre standardeve nga biznesi vendas është edhe një nga kushtet që rrjedh nga marrëveshja e stabilizim asocimit./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro