Petro Koçi: “Kryesia e kësaj radhe nuk arriti të administrojë nëpërmjet debatit këto propozime dhe filtrimet që kanë bërë komisionet përkatëse në KPD. Ne ndërkohë, përpara mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, kemi një mbledhje tjetër kryesie dhe unë besoj se ky do të jetë një moment ku kryesia të investohet lidhur me këto ndryshime. Gjithsesi edhe nëse kryesia nuk shprehet për këto çështje është Komiteti i Përgjithshëm Drejtues që do ta administrojë të paktën deri në këtë fazë, në mënyrë përfundimtare, këtë proces paraprak.”

Lidhur me ndryshimet e bëra pra nga Partia Socialiste në nivelin e dytë të qeverisjes të saj dhe faktit se a aka krizë në Partinë Socialiste zoti Koçi i përgjigjet:

Petro Koçi: “Partia Socialiste natyrisht ka pjesën e vet në atë që quhet krizë morale dhe krizë besimi te politika, por ka shanset më të mëdha për shkak të një demokracie të garantuar të brendshme, për shkak të transparencës për t’u shëruar nga këto lloj krizash. Kështu që unë besoj se fryma e ndryshimeve, që ndoshta është frenuar pak kohët e fundit, do të shndërrohet në vendimmarrje në kohët në vijim dhe unë besoj se kongresi do të jetë domethënës në këtë fushë.” /tvklan.al