Pukë | Rreth orës 11:30, në Fushë Arrëz, Fran Mëhilli, 43 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, Dedë Gjinin, 52 vjeç, banues në Fushë Arrëz. I dëmtuari ndodhet në spitalin e Pukës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al