Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Policia ka gjetur rreth 10 kg marihuanë, në banesën e një shtetase. Sasia e bimës narkotike u gjet në një shtëpi në fshatin Fushë Bardh të rrethit të Gjirokastrës. Lënda ishte lënë e hapur për t’u tharë dhe për t’u shitur më pas.

Droga dhe materialet e tjera të grumbulluara iu dorëzuan si provë prokurorisë së rrethit të Gjirokastrës. Ndërsa pronarja e kësaj lënde nuk është ndaluar nga forcat e policisë. Pasi nuk ndodhej në banesë në momentin e kontrollit. Ajo është shpallur në kërkim.

Ndërkohë nga uniformat blu të këtij qyteti u arrestuan të dyshuarit si autorë të grabitjes së banesës së një shtetasi në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës. T dyshuarit e prangosur janë A. B. nga Vlora dhe S. N. nga Gjirokastra./tvklan.al