Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ende asgjë konkrete mbi atentatin e dy ditëve më parë ndaj biznesmenit Vajdin Lame dhe inxhinier Xhevahir Ngjeqari, në duart e policisë në cilësinë e provave materiale janë vetëm gëzhojat e gjetur në vendngjarje dhe një makinë tip Opel gjysmë e djegur.

Sot paradreke ka pasur dy grupe pune në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në drejtorinë e policisë së Qarkut të Tiranës. Për Klan, shefi i krimeve në drejtorinë e policisë së qarkut Ilir Sula shprehet:

Ilir Sula: “Nuk kemi asnjë publikim për gjurmë asnjë gjë. Ne po punojmë për të zbardhur çështjen.”

Zoti Sula konfirmon, se policia po bashkëpunon me prokurorinë mbi këtë çështje në të gjitha pistat e mundshme dhe se hetimet po vazhdojnë./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Koçiu