Përfaqësuesja turke do të përballet me Holandën në Berlin sonte në mbrëmje për ndeshjen çerekfinale të këtij europiani. Ndeshja është klasifikuar me rrezikshmëri nga autoritetet gjermane, edhe për prezencën e presidenti turk Erdogan.

Me miliona turq që jetojnë në vend dhe mijëra prej tyre në kryeqytetin gjerman, autoritetet vendase janë në gatishmëri dhe këtë pasdite ka ndodhur ndërhyrja e parë.

Ndëshkimi i Demiralit për festimin e tij pas shënimit të golave ndaj Austrisë me gjestin e organizatës nacionaliste “Ujku Gri”  ka shkaktuar pakënaqësi në Turqi, por edhe vëmendjen e policisë gjermane.

Gjatë marshimit të tifozëve turq drejt stadiumit të Berlinit, forcat e rendit kanë kërkuar nga tifozët që të mos bëjnë shenjën e ujkut gri, përndryshe nuk do të lejoheshin të vazhdonin më tej

“Një paradë tifozësh për një ndeshje futbolli nuk është një platformë për mesazhe politike,” shkruan në X policia e Berlinit.

/tvklan.al