Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Shërbimet policore kufitare dhe ato të zyrës antitrafik të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, kanë arrestuar shtetasin Kujtim Osmani, nga qyteti i Fierit, i cili po tentonte për të kaluar në Greqi 7 shtetas, banorë nga qyteti i Fierit. Ku midis atyre ishin dy fëmijë të moshave 11 dhe 14 vjeç, si dhe një vajzë nga Ballshi.

Arrestimi i tij është bërë i mundur në afërsi të postës kufitare të Kakavijës. Nga ana e zyrës rajonale të luftës kundër trafiqeve u kryen veprimet procedurale dhe materialet tashmë i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Gjirokastër, për procedim të mënjëhershëm./tvklan.alGazetare – Holta Zhiti