Ferdinand Pone: “Qytetar të Tiranës, mjediset e tyre u përmbytën dhe Rama ishte zhdukur. Tirana nuk kishte kryetar, Tirana nuk kishte administratë, Tirana nuk kishte mjete dhe instrumente siç i takon të ketë që të mos i lërë qytetarët në mëshirë të fatit. Përmbytja e qytetarëve ishte e shkaktuar nga kryetari dhe për shkak të kryetarit. Gjithkush e kupton dhe është për të ardhur keq që në Tiranën e kësaj administrate sa të paaftë dhe të mjerueshme, sa të pa zonjë dhe të korruptuar dhe abuziviste, u bë e disata herë që përmbyten për shkak të mungesës, paaftësisë dhe abuzivizmit të korrupsionit të një njeriu si Rama”.

Shalsi: Përmbytjet, përgjegjësi e qeverisë

Eduart Shalsi: “Të vjen keq që edhe në situata të tilla emergjente, kiu bashkëpunimi dhe koordinimi duhet të jenë prioritet mbi prioritet për të ngjita strukturat, kjo qeveri e cila i ka nën përgjegjësinë e saj të plotë ndërmarrjen e ujësjellës së kanalizimeve të Tiranës. Nuk është e aftë të zgjidh këto probleme, por kërkon t’i rrëzshkasë përgjegjësisë duke i akuzuar si gjithmonë Bashkinë e Tiranës. Qytetarët e Tiranës e kanë mirë dhe shumë të qartë se ç’është në gjendje të bëj bashkia dhe e dinë fort mirë sesa e paaftë është qeveria”./tvklan.al