Votohen ndryshimet në buxhet dhe 2 komisionet hetimore

Atë që nuk e bënë vitin e shkuar kur u miratua buxheti i 2024, opozita e bëri sot me aktin normativ që qeveria ka sjellë në Parlament për rishikimin e këtij buxheti.

Çështja që ka shkaktuar më shumë debate ishte kërkesa e qeverisë për të financuar nga buxheti i shtetit projektin për ndërtimin e portit në Porto Romano.

Ministrja e Infrastrukturës kërkon nga opozita të mos sulmojë një projekt i cili është dhe rajonal por që ka kërkuar dhe mbështetjen e NATO-s për të qenë në një pjesë dhe port ushtarak.

Balluku përgënjeshtroi opozitën se kompania që do të ndërtojë projektin tjetër, atë të portit turistik, është përjashtuar nga të gjitha taksat.

Debatet në Parlament për nismat ligjore zgjaten rreth 10 orë. Mazhoranca e kaloi vetme aktin normativ të buxhetit me 71 vota pro, ndërsa 21 votat kundër ishin nga opozita.

Por të majtët e të djathtët bashkuan votat për nismat që sollën paqen në Parlament, për dy komisionet hetimore për sterilizimin dhe check up dhe për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS.

Pro tyre ishin 96 deputetë, asnjë kundër, ndërsa vota e vetme abstenuese erdhi nga socialisti Petro Koçi.

Tv Klan