“Ask & You Shall Receive” është hiti i Rita Orës që po korr sukses, që prej fundit të Majit kur u publikua për të parën herë. Tepër provokuese shfaqet 33-vjeçarja shqiptare në klipin e hitit. Edhe më tepër duket në disa video të shfaqura gjatë xhirimeve për këtë hit, të kryera në një lavanteri.

Pamjet i publikoi në rrjetet e saj sociale ku komenton: “Si nisi dhe si po shkon. Duke e ndjerë veten në një pamje krejtësisht nudo!!”.

Kënga “Ask And You Shall Receive”, “Kërko dhe do të të jepet”, vjen pas përfundimit të një tjetër angazhimi të rëndësishëm për artisten, duke qenë pjesë e jurisë në spektaklin televiziv “The Masked Singer US”.

Me këtë lëvizje, Ora vazhdon të mbajë vëmendjen e skenës muzikore dhe të tregojë se është një figurë që nuk ndalon së befasuari.

Tv Klan