I ftuari special i emisionit Opinion të gazetarit Blendi Fevziu do të jetë presidenti i republikës zoti Bamir Topi. Për rreth 2 orë emisioni i sotëm do të përqendrohet në sfidat më të mëdha të presidentit të Shqipërisë, ndryshimet kushtetuese dhe a reduktohet fuqia e tij. Cili është qëndrimi i zotit Topi për zgjedhjen e presidentit me 71 vota, gjithashtu presidenti do të diskutojë rreth marrëdhënieve me kryeministrin Berisha dhe mazhorancën, me kreun e PS dhe LSI.

Ngjarja Gërdec do të jetë një nga pikat e bisedës, ku presidenti do të shprehë qëndrimin e tij dhe a kishte dijeni ai për këtë tragjedi. Puna e prokuroria, qëndrimi ndaj sistemit zgjedhor, problemi i pronave dhe kthimi i ligjit të legalizimeve do të jenë të tjera argumente që do të marrin përgjigje sonte në emisionin Opinion, ku i ftuar do të jetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bamir Topi në ekranin e televizionit Klan./tvklan.al

Gazetare: Anjeza Maja