Posti i sekretares së shtetit sërish do të mbahet nga një grua, këtë herë nga Hillary Clinto. Mediat amerikane kanë bërë të ditur se të hënë presidenti i sapo zgjedhur Barack Obama do të emërojë senatoren si sekretare të shtetit, duke konfirmuar kështu bashkëpunimin e ngushtë me tyre përgjatë 4 viteve të ardhshme.

Mjaft analistë flasin për një dyshë të fortë e cila do të arrijë të mbajë Amerikën në vendin lider të diplomacisë botërore. Disa të tjerë besojnë se nëse Hillary do të ketë mundësinë të shërbejë si sekretare e shtetit në kabinetin Obama. Atëherë rruga e saj për në shtëpinë e Bardhë do të jetë e hapur.

E ndërsa emërimi i Clinton tashmë konsiderohet fakt i kryer. Bashkëshorti i saj ish-presidenti i Bill Clinton ka nisur përgatitjet për të shmangur konfliktin e interesit mes fondacionit që ai drejtoj dhe detyrës së re të zonjës së tij. Duke publikuar emrat e 200 mijë donatorëve të fondacionit.

Pa u mbushur ende një muaj nga fitorja e zgjedhjeve të 4 nëntorit, kabineti Obama tashmë po merr formë. Nga sekretar presidenti i ri ka përzgjedhur deri më tani 10.

Republikani Robert Gates do të mbetet sekretar i mbrojtjes. Sistemi shëndetësor do drejtohet nga lideri demokrat në senat Tom Dasell. Me sigurinë do të merret guvernatorja e Arizonës Jenet Napolitano. Timon Tigaidner do të jetë kreu i thesarit, Eric Holder sekretar i drejtësisë dhe John Bold në krye të bujqësisë./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj