“Ne do të mbetemi lider të ekonomisë së globit”me këto fjalë presidenti amerikan George W. Bush ka dekretuar projektligjin prej 700 miliard dollarësh për shpëtimin e ekonomisë amerikane.

Të premten dhoma e përfaqësuesve e miratoi planin duke i dhënë fund  një procesi të mundimshëm politik dhe ekonomik. Pas firmosjes nga kryetarja Nensi Pelosi dokumenti u transportua me urgjencë në shtëpinë e Bardhë. Pak metra larg ku presidenti Bush po priste me penë në dorë.

Në realitet për shtëpinë e Bardhë ky sukses është një fitore e përgjysmuar. Sepse kostoja e planit edhe nga ana politike përçau thellë partinë Republikane.

Ligji lejon qeverinë amerikane të blejë investimet e dështuara nga kompanitë financiare. Të cilat u trazuan në përpjekje për të rikthyer besimin tek investitorët dhe huadhënësit.

Plani përfshin një numër amendamentesh përfshirë shkurtime taksash për miliona familje amerikane të shtresës së mesme. Si dhe për disa kompani të energjisë alternative. Tani i gjithë sistemi financiar amerikan kalon në duart e departamentit të thesarit që do të vlerësojë për mënyrën e shpërndarjes së 700 miliard dollarëve.

Puna e vështirë fillon tani, është e qartë se disa grupe interesi do të përpiqen të influencojnë thesarin për të kthyer rregulloren në favor të tyre. Edhe pas dekretimit të ligjit bursat mbeten nervoze për në recesion të mundshëm të ekonomisë. Tregjet amerikane u mbyllën me një rënie të lehtë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle