Duke parë këto pamje është e vështirë të thuhet se ekonomia amerikane është në krizë. 

Qendra tregtare Macys, një nga më të famshmet e New York u çel herët këtë vit, me çmime të ulura në mënyrë drastike për festa. Njerëzit pritën në radhë , por sezoni tradicional i blerjeve nisi në mënyrë tragjike. Tre persona humbën jetën në incidente të ndara.

Në New York një punonjës i rrjetit Wall-Mart ka humbur jetën, pasi u shkel për vdekje. Kur me tu hapur dyqani, blerësit e paduruar hynë me nxitim duke thyer edhe dyert . Në të njëjtën mënyrë në një dyqan lodrash, në Kaliforni kanë humbur jetën dy persona.

Incidentet erdhën në atë që njihet si e premtja e zezë, apo e premtja menjëherë pas “Ditës së Falënderimeve” ku shitësit ulin në mënyrë të ndjeshme të çmimet e mallrave. Kjo fundjavë, do të tregojë ndjenjën e konsumatorëve , faktori kryesor që ndikon në ekonominë amerikane e përfshirë nga kriza më e thellë  që nga depresioni i madh./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle