Largim nga posti, 4 muaj burg, 5 vjet liri me kusht, 1 milion dollar dëmshpërblim dhe humbjen e pensionit, kështu e ka pësuar kreybashkiaku me ngjyrë i Ditroidit në shtetin e Miciganit në SHBA. Kwame Kilpatricks, i cilësuar më herët si një yll në lindje i PD për historinë jashtë martesore me shefen e kabinetit të tij Cristina Beti.

38-vjeçari doli para gjyqit dhe u deklarua fajtor, duke i kursyer vetes një dënim akoma më të ashpër. Skandali u mësua nga një gazetë lokale 7 muaj më parë. E përditshmja Detroid Free Pres, publikoi afro 14 mijë mesazhe telefonike, erotike të shkëmbyera mes bashkiakut dhe shefes së kabinetit të tij gjatë viteve 2002, 2003.

Veç të tjerash për tu mbyllur gojën ai kishte paguar 8 milion e gjysmë dollar një grupi policësh, të cilët kishin zbuluar marrëdhënien e tij. Por kjo nuk ka funksionuar, pas publikimit në media të mesazheve Kilpatrick mohoi gjithçka, megjithatë atë ishte shumë vonë.

Hetimi ndaj bashkiakut të hip-hopit kishte nisur dhe akuzat për sjelle jo të denjë, dëshmi të rreme dhe pengim të drejtësisë ishin të rënda. Me gjithë popullaritetin Detroidi nuk ka një bashkiak, e ky skandal ka gjasa të dëmtojë rëndë PD që shpreson të vijë në pushtet me kandidatin saj me ngjyrë Barack Obama. Dhe ndoshta të ngjallë tensione raciale në shtetin e Miciganit./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle