Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Presidenti Mejdani ka dhënë sot deklaratën e tij të parë mbi përplasjen e ashpër mes dy grupimeve rivale në PS. Në takimin me Kryeministrin Italian Masimo D’alema, Presidenti Mejdani duke ju referuar Kongresit Socialist ka bërë thirrje për kompromis mes dy grupeve rivale në PS. Garantimi i stabilitetit sipas Presidentit Mejdani duhet të mbështetet mbi dy shtylla, bashkejetesa partiake dhe vazhdimësia e qeverisjes nëpërmjet korigjimeve të nevojshme edhe për shkak të rezultateve të votimit në Kongresin e 3 të PS.

Presidenti Mejdani ka theksuar se emocionet e krijuara shuhen vetëm nëpërmjet njohjes së fitores dhe humbjes në politikë, evitimit të abuzimeve institucionale për qëllime partiake dhe arritjes së kompromiseve në të mirë të stabilitetit të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame