Në orën 11:00 të paraditës së sotme ka mbërritur për të votuar në qendrën e votimit 29 të zonës elektorale numër 2 të Tiranës, Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Lidra Mejdani. Në këtë zonë votohet për kandidatin për minibashkitë e Tiranës.

Në përshëndetjen e tij pasi ka votuar Presidenti Mejdani u shpreh:

“Votoj si një qytetar i Shqipërisë dhe kam bindjen se nëpërmjet votës së lirë, çdo qytetar i Shqipërisë duhet të shprehë vullnetin e tij. Pastaj si problem tjetër, roli që mund të luaj si institucion, si president i Republikës së Shqipërisë.”/tvklan.al