750 familje të Komunës së Marinzës ndodhen me banim brenda territorit ku ndodhet dhe vendburimi më i madh i naftës në këtë zonë. Kudo këtu kemi plot puse gazi dhe kryhen shumë procese të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. Pikërisht ekzistenca e naftës dhe gjendja e saj kudo në sipërfaqe ka sjellë ndotje të zonës përreth me karbon dhe me gazra helmues. Nga analizat, fshatrat përreth kanë rezultuar me përqindje të lartë helmimi. Mjekët e këtij fshati thonë se 80% e banorëve të kësaj zone janë të sëmurë. Epiqendra e përhapjes së sëmundjeve dhe helmimeve janë fshatrat përreth puseve të naftës. Ndërsa planet që shihni në vijim të çojnë në të djathtë të Portit të Vlorës në vendin e quajtur Plazhi i Vjetër. Dikur ky ka qenë një plazh shumë i frekuentuar nga pushuesit, por tani sheh këtu vetëm mbeturina të hedhura ngado. Gjendja është e tillë prej disa vitesh ndërkohë që në plazhin e ri të këtij qyteti janë bërë shumë përmirësime. /tvklan.al