Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Një projekt-ide për kthimin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Muze Kombëtar të Artit është diskutuar së fundmi nga këshilli artistik i kësaj galerie. Ky projekt ambicioz ekziston prej kohësh tek drejtuesit e saj, të cilët synojnë kështu që ta sjellin më pranë publikut këtë institucion. Diskutimi në parim, i kësaj projekt ideje është diskutuar nga të gjithë anëtarët e këtij këshilli artistik, i cili në fund ka vendosur të ngrejë një grup pune me specialistë, që do të realizojnë një projekt studimor në këtë drejtim.

Abaz Hado:- “Ne mendojmë që Galeria Kombëtare tashmë i ka kryer funksionet e veta dhe duhet të kthehet në një muze arti. Këtë ne e bazojmë në shumë faktorë, faktori kryesor është faktori i fondeve që është pranë GKA, që përbëjnë një vlerë të padiskutueshme dhe janë puna e shumë brezave artistëve, që ka krijuar këtë vlerë dhe ne duam që t’i pasqyrojmë në mënyrë dinjitoze në mënyrë të një niveli të lartë, ballafaques me botën, me perëndimin me atë ku ne duam të integrohemi”.

Gjithsesi për realizimin e këtij projekti mbetet ende shumë punë. Fillimisht do të studiohet platforma e paraqitjes në foto dhe të dhënat fizike të të gjitha veprave të artit që ndodhen në galeri, si dhe do të realizohet një projekt arkitektonik për t’i shndërruar sallat e galerisë në një linjë muzeale./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora