Ashtu siç pritej kryeprokurori spanjoll formuloi akuzat për krerët politikë në Katalonjë, mes tyre edhe të presidentit Carles Puigdemont. Akuzat që rëndojnë mbi liderët rajonalë janë ato të rebelimit dhe të kryengritjes, vepra penale që në Spanjë dënohen deri në 30 vjet burg.

Zyrtarët katalanas kanë prodhuar krizë institucionale që kulmoi me shpalljen e njëanshme të pavarësisë, në shkelje të plotë të kushtetutës, thuhet në akuzën e prokurorisë spanjolle. Megjithatë kryeprokurori sqaroi se nuk ka kërkuar masën e arrestit për presidentin Puigdemont dhe bashkëpunëtorët e tij. Sipas tij, vendimi i takon gjykatës së Madridit, e cila do të dëgjojë të pandehurit përpara se të shprehet.

Sipas të përditshmes katalanase El Mundo, presidenti Puigdemont ka lënë Katalonjën dhe ndodhet në Belgjikë, por nuk bëhet e ditur nëse është arratisur për shkak të masës nga prokuroria spanjolle.

Kryemisnitri Rahoi po tenton një stafetë të ngadaltë institucionale në Katalonjë, që shkarkimi i krerëve rajonalë të mos i ngjajë një pushtimi të Katalonjës e për të mos provokuar rezistencë popullore.

Spanja është e zhytur në krizë politike pas shpalljes së pavarësisë nga parlamenti katalanas që u shoqërua nga vendimi i Senatit për t’ia kaluar qeverisë qendrore vendimmarrjen në Katalonjë.

Tv Klan