Palët akuza për Kosovën

Seanca e parlamentit serb ku u votua si kryeparlamentare Ana Brnabiç u shoqërua sërish me përplasje mes deputetëve të pozites dhe opozitës.

Deputetët e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” protestuan për plagosjen nga policia të një kolegu të tyre. Ata mbanin në duar pankarta ku presidenti Aleksandër Vuçiç akuzohej për vjedhjen e votave dhe dhunë ndaj opozitës.

Po ashtu ata paraqitën në mënyrë demonstrative edhe disa foto të targave serbe të Kosovës me akuzën se qeveria kishte shitur interesat e tyre. Opozitarët deklaruan se do të vazhdojnë të luftojnë për standarte demokratike deri kur të përsëriten zgjedhjet lokale për bashkinë e Beogradit. Kryeministrja në largim Ana Brnabiç theksoi se deputetët e opozitës nuk thënë asnjë fjalë dhunën sipas saj është ushtruar në vite kundër serbëve në Kosovë.

Brnabiç i ka akuzuar deputetët e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” se kur ishin në pushtet në vitin 2022 e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e madje kanë kërkuar edhe pranimin e saj në Bashkimin Evropian.

Klan News