Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Pas skandalit të ndotjes së ujërave të detit Jon, protestat e Këshillit Rinor Shqiptar, si dhe të disa OJQ-ve të tjera rinore janë zhvendosur në ambientet përpara Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa në thelb të protestës së sotme qëndronte kjo varkë e improvizuar.

Të rinjtë e kanë quajtur ndotjen si një bombë ambientale. Shoqatat Jo Qeveritare pjesëmarrëse në këtë protestë kanë kërkuar nga strukturat e shtetit shqiptar, fillimin e analizimit, si dhe të vënies përpara të përgjegjësive fajtorëve, neglizhenca e të cilëve solli ndotjen e ujërave të detit Jon, pikërisht në pikën e sezonit turistik./tvklan.al