Në Asamblenë Kombëtare socialiste në Durrës  kryeministri Edi Rama sfidoi vetveten, deputetët dhe drejtuesit e qarqeve me më shumë se një mandat me rreshtimin në listën e hapur të kandidatëve për deputet. Emrat e rinjtë do të jenë pjesë e listës së mbyllur të kandidatëve socialist për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Për  6 muaj duhet të jetë gati, të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë e re përfaqësuese, PS 2030 për Shqipërinë 2030. Deputetët me më shumë se një mandate pa përjashtuar dhe drejtuesit politik të qarqeve që hyjnë në këtë kategori ku bëj pjesë dhe unë personalisht të jenë në garë të hapur si gjithë të tjerët.

Sipas kryeministrit demokratët do të marrin më pak mandate deputetësh sesa në vitin 1997.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Në zgjedhjet e ardhshme PD-ja zor se do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997.

Rama rikonfirmoi mbështetjen publike për komisionin Xhafaj pavarësisht pretendimeve të opozitës se ai synon që të likuidoje SPAK-un.

Rama u premtoi pensionistëve se do te marrin më tepër para seç marrin tani.

Një mesazh kishte edhe për bizneset qe nuk i deklarojnë punonjësit sipas pagës, reale. Këta tha Rama do të trajtohen si hajdutët e energjisë elektrike.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Ne do të bëjmë me kuotat e sigurimeve shoqërore atë që bëmë me faturat e energjisë elektrike. Dhe ata që nuk u paguajnë punonjësve sigurimet shoqërore sipas pagës së tyre reale do t’i trajtojmë njësoj si hajdutët e energjisë elektrike.

Për vrasjen në Pogradec, sipas kryeministrit u thanë shumë gënjeshtra sepse PS nuk mbron as ministrat kur kërkohen nga drejtësia.

Klan News