Qendra e pritjes së emigrantëve të huaj në Shëngjin dhe Gjadër, në bazë të marrëveshjes me Italinë do nisin punën në 1 Shtator.
Gazeta italiane La Republika shkruan se ka konfirmuar se në 20 Gusht do të mbërrijë një kontingjenti i forcave të policisë që do të garantojë sigurinë në këto qendra.
Janë fillimisht 45 efektivë policie të cilëve u është dorëzuar mes të tjerave edhe kjo letër me këshilla se si duhet të sillen në Shqipëri.
Në dokumentin e publikuar nga “La Repubblica” policët italianë këshillohen që të tregohen të kujdesshëm me gratë shqiptare pasi familjet vendase janë tradicionale dhe mund të ketë keqkuptime.
Për efektivët kërkohet ruajtja e një kodi etike të veshjes në publik. Në total do të jenë 500 policë, karabinierë dhe oficerë të Guardia di Financa që do të mbërrijnë në vendin tonë.
Kontingjenti i parë do të monitorojë kampin që po ndërtohet aktualisht në Gjadër dhe më pas emigrantët e paligjshëm.
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese.
Në bazë të saj, në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë jo më shumë se 3 mijë emigrantë të paligjshëm që do të kapen në ujërat ndërkombëtare.
Ata do të mbahen aty në pritje të përpunimit të kërkesës për azil dhe në rast refuzimi do të riatdhesohen.
Tv Klan