Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Konkretizim i Paktit të Stabilitetit duke realizuar njëkohesisht veprimet institucionale kundër krimit, korrupsionit e kontrabandës në vend. Do të jenë këto prioritetet e ardhshme të Kabinetit Meta, i cili ka marrë përsipër të qeverisë këtë vend me shumë probleme, ka marrë përgjegjësinë t’u sigurojë shqiptarëve rend, qetësi, ujë, drita e rrugë.

Pas mbështetjes së plotë të Qeverisë Amerikane, veçanërisht të Presidentit Klinton, ndaj qeverisë e kryeministrit Meta, duket se do të hapen rrugët e ndryshimit. Kryeministrit shqiptar nuk i ngelet gjë tjetër veçse të vazhdoj me të njëjtin vrull po ashtu sin ë ditët e para të marrjes së mandatit, hapat institucional kundër fenomeneve më të prekshme të krimit korrupsionit e kontrabandës.

Shenjë pozitive e realizimit praktik të masave të deritanishme është ftesa ndaj opozitës dhe dhënia e kompetencave ndëshkuese Kontrollit të Lartë të Shtetit, që gjithashtu është nën drejtimin e saj. Megjithatë nëse kryeministri Meta nuk do të neglizhoj prioritetet e qeverisë që drejton, do të vazhdoj të ketë mbështetjen amerikane./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego