Edi Rama: “Kryeministri që s’di të punojë, por vetëm të gënjejë rrëmbeu sot autorësinë e një pune që ka nisur në vitin 2001, me kërkesën time këmbëngulëse ndaj qeverisë italiane, për të financuar rehabilitimin dhe modernizimin teknologjik të fushës së përpunimit të mbeturinave të kryeqytetit. Ky financim u përfshi në vitin 2002 në protokollin e bashkëpunimit 3-vjeçar të operacionit italian me Shqipërinë dhe në korrik të vitit 2004 u miratua në Kuvendin e Shqipërisë të asaj kohe, kur Sali Berisha ishte kundër projekteve që sot i shet si të tijat. Unë skam asnjë problem me faktin që qeveria shkon në fushën e sistemuar të plehrave të Tiranës, sepse mund të mësojë se si bëhen punë të mira me njerëzit tanë.”/tvklan.al