Kryesocialisti Rama e shikon buxhetin e vitit 2009 të prezantuar një ditë më parë në parlament për shqyrtim si buxhetin dështimit dhe buxhetin e fundit të mazhorancës së Berishës pak muaj përpara se ai të lërë pushtetin sipas Ramës.

Edi Rama: “Ky buxhet mishëron tërësisht atë që e kemi paralajmëruar dështimin e programit të votuar nga shqiptarët e shqiptaret në vitin 2005 dhe rrëshqitjen e Shqipërisë në një rrugë me më shumë varfëri, papunësi, korrupsion, injorancë”.

Duke bërë një llogari të detajuar të çmimeve të kripura me të cilën përballen konsumatorët buxhetor, ndërsa kanë paga qesharake sipas kryesocialistit pavarësisht premtimeve të Berishës për rritjen e rrogave, Rama e ka cilësuar buxhetin e vitit të ardhshëm si buxhetin e varfërimit.

Edi Rama: “Faktet që lidhen me buxhetin familjarë të shqiptarëve e shqiptareve, jo opinionet tona si opozitë mjaftojë për të dhënë përmasën reale të dështimit Sali Berishës dhe për të treguar se sa i  pa matshëm është hendeku mes premtimeve të tij kur erdhi në pushtet dhe realitetit që po lë në çdo shtëpi shqiptare pas ikjes nga pushteti”./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka

Operator: Klevis Çaka