Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Përfundon rikonstruksioni i një tjetër rruge dytësore në Tiranë.  Kryetari i bashkisë Edi Rama dhe deputeti i zonës Anastas Angjeli, kanë inauguruar përfundimin e punimeve për rindërtimin e rrugës “Todi Shkurti”, punimet janë shtrirë në një sipërfaqe prej 6 hektarësh. Rikonstruksioni ka përfshirë kanalizimet e reja, rrjetin e ri të ndriçimit, si dhe trotuar të rinj.

Edi Rama: “Ky është një model që flet për të gjithë, po flet në radhë të parë për të gjithë ato periferi që kërkojnë integrim urban, që kërkojnë kushte më të mira, të bashkohemi të gjithë bashkë, sepse kështu mund ta bëjmë shumë më shpejt Tiranën europiane edhe aty ku askujt nuk ia priste mendja 4 vjet më para, dmth. në periferi.”

Anastas Angjeli: “Realizimi i këtij projekti zgjidh problemin e zhvillimit të infrastrukturës jo vetëm asaj rrugore, por edhe me ndriçim. Në thellësi të kësaj zone, sipas filozofisë të zhvillimit të Tiranës jo vetëm në qendër, por në të gjithë territorin e saj është një shembull i bashkëpunimit të komunitetit këtu, me njësinë bashkiake me bashkinë e Tiranës, po veçanërisht me donatorin dhe Ministrinë e rregullimit të territorit dhe të Turizmit, për realizimin me sukses të tij.”

I gjithë investimi në total kap vlerën e 50 milion lekëve./tvklan.al