Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë zhvilluar një beteje virtuale akuzash e kunder akuzash lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm.

Kryetari i opozitës përmes një video në rrjetet sociale e akuzoi kryeministrin Edi Rama se 10 milion euro të portofolit qeveritar i ka vendosur në dispozicion të qejfeve personale, duke investuar për objekte luksi, dhe jo për nevojat e qytetareve.

Pak orë më vonë shefi i qeverisë, Edi Rama shpërndau në faqen e tij në Facebbok videon e Bashës, duke i cilësuar gënjeshtra akuzat e tij.

Kryeministri shkruan se kur gënjeshtra i ka këmbët e gjata dhe fytyrën mbuluar me maskën tallëse të pafytyrësisë, shumëkush e ngatërron gabimisht me politikën, por që sipas tij ajo është pengmarrja e politikës me synimin e pushtetit qe vjen si tallje me njerëzit përmes një lojë të pacipë gënjeshtrash në mungesë të një vizioni, programi, lidershipi e skuadre./ TV KLAN