Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Prishtinë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Nga Prishtina, kryeministri Rama është nderuar me çmimin “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i komunës së kryeqytetit, Përparim Rama.

Për këtë vlerësim, kryeministri Rama thotë se Prishtina është kryeqyteti tjetër i shqiptarëve dhe ndihet i nderuar për çmimin e marrë.

“Prishtinë – I nderuar të marr çmimin “Çelësi i Qytetit” nga Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinës, kryeqytetit tjetër të shqiptarëve”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Gjatë marrjes së “Çelësit të Qytetit”, kryeministri Rama nuk ka ngurruar të shkëmbejë batuta me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Ramën.

Përparim Rama: Faleminderit për çelësin, tani është e sigurtë që mund të vij pa marrë leje se kam çelësin.


/tvklan.al